Pos se shëron plagët, ja vetitë tjera shëruese të gjethes së dellit

Shëndetësia

Pos se shëron plagët, ja vetitë tjera shëruese të gjethes së dellit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Gjethet e dellit janë bimët shëruese më të përhapura dhe përdoren me shekuj. Kjo është një bimë shumëvjeçare shëruese.

Rritet nëpër livadhe. Megjithëse edhe kërcelli i saj është shumë shërues, përdoren vetëm gjethet e saj. Gjethet e saj thahen në erë, e shëruese janë vetëm ato gjethe me ngjyrën e gjelbër, edhe pasi të thahen.


Përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, si vitamina C dhe K, më pas taninë, pektinë, hekur, kalium, kalcium. Falë gjithë këtyre përbërësve, e edhe shumë të tjerëve, përmes këtyre përbërësve aktivë, gjethet e dellit ndikojnë si antibiotikë.

Lëngu i freskët i shtrydhur përdoret në shërimin e kollës, bronkitisit dhe sëmundjet e mushkërive, pastaj shëron diarrenë dhe hemorroidet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat