Kush kujt mund t’i dhuroj gjak, zbulohet tabela që ua shpjegon pyetjen që të gjithë e keni në mendje

Shëndetësia

Kush kujt mund t’i dhuroj gjak, zbulohet tabela që ua shpjegon pyetjen që të gjithë e keni në mendje

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Cilat grupe të gjakut mund të dhurojmë gjak? Edhe pse të gjitha grupet e gjakut përbëhen nga shumë elemente të njëjta, ato dallojnë nga njëra-tjetra. Në fakt, ekzistojnë tetë grupe të gjakut që janë më të njohura.

Ato dallohen nga prania apo mungesa e disa antigjenve (substanca të jashtme që mund të nxisin reagimin e sistemit imunitar duke krijuar anti-trupa).

Grupet e gjakut

Pasi që disa antigjene mund të shkaktojnë sistemin imunitar të sulmojë gjakun e injektuar të pacienti, transfuzioni i tij bëhet me kujdes duke pasur parasysh llojet e gjakut te cilat mund t’i dhurojnë njëra-tjetrës.  Ekzistojnë katër lloje kryesore të gjakut të cilat përcaktohen nga prezenca apo mungesa e dy antigjeneve -A dhe -B në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Grupi A – ka vetëm antigjenin A në qelizat e kuqe (dhe antitrupa B në plazmë)

Grupi B – ka vetëm antigjenin B në qelizat e kuqe (dhe antitrupa A në plazmë)

Grupi AB – ka të dy antigjenët A dhe B në qelizat e kuqe (por nuk e ka asnjërin antitrup në plazmë)

Grupi 0 – nuk e ka asnjërin antigjen në qelizat e kuqe (dhe nuk ka asnjërin antitrup në plazmë)

Figura e mëposhtmë paraqet ilustrativisht se cilat grupe të gjakut mund të dhurojnë apo mund të marrin nga grupe të caktuara:Grupe te Gjakut Përpos antigjeneve A dhe B ekziston edhe lloji i tretë antigjen që quhet faktori Rh, i cili mund të jetë prezent (+) apo joprezent (-). Në përgjithësi gjaku Rh negativ i dhurohet pacientëve me gjak Rh negativ apo edhe Rh pozitiv. Ndërsa gjaku Rh pozitiv mund t’i dhurohet vetëm gjakut Rh pozitiv.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat