Gjethet e vishnjave, ideale për bukuri dhe shëndet

Shëndetësia

Gjethet e vishnjave, ideale për bukuri dhe shëndet

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Vishnjat janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina dhe minerale dhe kanë ndikim të mirë në krejt organizmin. Luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e bukurisë, sugjerohen për shërim të shpejtë pas operacionit. Pos frutave të freskëta, çaji nga gjethet e tyre ndihmon te largimi i rërës nga kanalet urinave, sëmundjet e veshkave dhe kolla kronike

RECETA:

Një lugë me gjethe të tharë e të imtësuar të vishnjave dhe një lugë me lule të tharë të kantarionit i vendosni në enë dhe i derdhni te tri gota birrë të ngrohtë. Këtë përzierje e vloni shumë, e më pas e lini në zjarr të qetë për 30 - 40 minuta. Kur të jetë ftohur, e kulloni dhe merrni nga dy lugë, tri herë në ditë pas ushqimit.

Ky ilaç ndikon në shërimin e mëlçisë. Po ashtu veproni edhe me gjethet e thara të vishnjave. Imtësoni dhjetë gjethe të thara dhe lini në enë, duke shtuar edhe 300 mililitra ujë. Vloni çajin për 30 minuta. Pini një të katërtën e gotës me çaj tri herë në ditë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat