Ndërron jetë gjinekologia nga Gjilani, Mevlyde Iljazi

Shëndetësia

Ndërron jetë gjinekologia nga Gjilani, Mevlyde Iljazi

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 21:10
Dr.Mevlyde Ilijazi

Iljazi ka punuar si gjinekologe në spitalin e Gjilanit e po ashtu edhe në klinikë private.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë familjarë të saj.

“Njoftim mortor! Te nderuar familjar dhe miq, ju njoftojme se sot me 01.08.2021 ka nderruar jete nena jone Dr.Mevlyde Ilijazi. Varrimi do te behet neser ndersa per kohen ju njoftojmë”, ka shkruar në Facebook vajza e saj.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me rastin e vdekjes së dr. Mevlyde Iljazi, specialiste e gjinekologjisë, ka ngushëlluar familjen, kolegët e Spitalit të Gjilanit dhe gjithë profesionistët shëndetësor.

Ajo ishte mjeke dhe profesioniste e shquar, që deri në momentet e fundit të jetës së saj dha kontribut të madh për pacientët e Gjilanit, rajonit të anamoravës dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat