E dëmshme pjekja e kokrrave të kafesë?

Shëndetësia

E dëmshme pjekja e kokrrave të kafesë?

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 13:15
Foto Ilustrim

Jemi të shumtë ne që nuk mund ta paramendojmë ditën pa pijen tonë të preferuar - kafenë.

Por, derisa të vijë në tryezën tonë, duhet bërë punë të madhe për kultivimin dhe pjekjen e bluarjen e kafes. Një studim i ri thotë se gjatë pjekjes së kokrrave të kafesë vjen deri te lirimi i një substance kimike, të quajtur diacetil, që është substancë organike që përdoret për shtimin e shijes së ushqimeve të caktuara.

Kjo substancë konsiderohet e padëmshme që të hahet, por studimet tregojnë se ajo mund të jetë helmuese, nëse thithet e nxehtë me anë të frymëmarrjes, sidomos për një kohë të gjatë. Gjatë viteve 1990, punëtorët e ekspozuar ndaj një substance të tillë manifestonin sëmundje serioze, të pashërueshme, të mushkërive, edhe atë vetëm pas disa muajsh të ekspozimit.

Ata vuanin nga bronkoliti obliterues, një formë e rrallë e sëmundjeve të mushkërive. Sa për kuriozitet, diacetili lirohet edhe gjatë përgatitjes së bukës, birrës, verës, si dhe gjatë proceseve të tjera të prodhimit të ushqimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat