Një urolog i përgjigjet pyetjes: A ka problem nëse urinojmë në dush?

Shëndetësia

Një urolog i përgjigjet pyetjes: A ka problem nëse urinojmë në dush?

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Në një video, dr. Alicia Jeffrey-Thomas, thotë se është kundër urinimit në dush për dy arsye:

Së pari, sepse urinimi në dush mund të çojë në një lidhje midis zhurmës së ujit të rrjedhshëm dhe nevojës për të urinuar.

Së dyti, për gratë, urinimi gjatë qëndrimit në këmbë nuk lejon që dyshemeja e legenit të qetësohet plotësisht, kështu që ju nuk e zbrazni plotësisht fshikëzën tuaj.

Ndërkohë, kur pa videon virale, dr. Chris Kyle, u përgjigj kështu:

“Përderisa nuk bëni ndonjë rrëmujë të madhe, nuk ka asgjë të keqe nga pikëpamja urologjike me urinimin në dush”, tha ai.

Pra, si qëndron e vërteta?

Dr. Kyle thotë se “rreziku” është kryesisht teorik. Maksimalisht, ai rekomandon që të mos e bëni zakon të urinuarit në dush, sepse ka një arsye pse ekziston WC-ja.

“Në të vërtetë, nuk ka asgjë të keqe me urinimin në dush, përsa kohë që banjoja dhe dushi mbeten të pastra dhe ju nuk ‘spërkatni’ kudo”, thotë ai.

Sa i përket shqetësimit të dytë se “gratë nuk e zbrasin plotësisht fshikëzën”, nuk ka asnjë studim që e trajton këtë, kështu që, “nuk është ndonjë problem i madh”.

Pra, nëse urinoni shpesh në dush, s’ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por përdorni edhe tualetin ndonjëherë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat