Rusia nuk sheh pengesa për miratimin e vaksinës kundër Covid-19, Sputnik V, nga OBSh

Shëndetësia

Rusia nuk sheh pengesa për miratimin e vaksinës kundër Covid-19, Sputnik V, nga OBSh

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Të gjitha barrierat për të regjistruar vaksinën ruse Sputnik V kundër COVID-19 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë pastruar dhe vetëm disa dokumente kanë mbetur për t’u përfunduar, tha të shtunën Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko.

Murashko është takuar me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë.

“Pozicioni i Rusisë për promovimin dhe regjistrimin e vaksinës Sputnik V u dëgjua, ne i kemi hequr të gjitha pyetjet për sot,” u citua Murashko nga agjencia e lajmeve Interfax.

Vaksina Sputnik V, e përdorur gjerësisht në Rusi dhe e miratuar për përdorim në mbi 70 vende, po kalon një rishikim nga OBSH dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), shkruan Reuters.

Ndërsa nga OBSH nuk është marrë ende ndonjë deklaratë. Kurse në korrik OBSH deklaroi rishikimin e saj se si Rusia prodhon vaksinën Sputnik V, dhe kishte gjetur disa probleme me mbushjen e shishave në një fabrikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat