Me këto sëmundje lidhet mungesa e vitaminës D

Shëndetësia

Me këto sëmundje lidhet mungesa e vitaminës D

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:50
Foto Ilustrim

Kontrolloni nivelet e vitaminës D më shpesh.

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Ajo ndihmon trupin të përthithë kalciumin, i cili është thelbësor për shëndetin e kockave.

Kjo vitamin ndihmon gjithashtu dhe në funksionet jetike të sistemit nervor dhe dhe sistemit imunitar. Shumë hulumtime kanë treguar se vitamina D është e domosdoshme për shëndetin e trurit, si dhe mbron trupin nga stresi oksidativ.

Mënyra më e mirë për të marrë dozën tuaj të përditshme të vitaminës D është të shijoni disa orë në diell, por shumë njerëz vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine, dhe ç’është me e keqja nuk kanë njohuri rreth sëmundjeve që lidhen me këtë defiçencë.

Ja se çfarë mund të ndodhë në qoftë se ju nuk merrni dozën tuaj të përditshme të vitaminës D:

1. Kanceri (prostatës, qafës së mitrës, ovarian dhe pankreatik)

Trupi prodhon rreth 10.000 qeliza kancerogjene çdo ditë. Mungesa e vitaminës D lejon që këto qeliza të riprodhohet dhe të pushtojnë indet e reja. Kur nivelet e vitaminës D janë optimale, trupi pengon përparimin dhe zhvillimin e këtyre qelizave.

2. Diabeti tipit të 2

Disa studime kanë treguar se të rinjtë që kanë nivele të larta të vitaminës D kanë më pak shanse të zhvillojnë diabet të tipit 2. Hulumtuesit besojnë se vitamina D mund të ndihmojë trupin të menaxhojë nivelet e sheqerit në gjak duke rregulluar kalciumin.

3. Astma

Shkaku i saktë i astmës është i panjohur, por një teori është se trupi zhvillon probleme me aparatin respirator kur nuk ekspozohet mjaftueshëm në diell.

4. Probleme me aparatin tretës

5. Artrit

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm për të ndihmuar trupin të përthithë kalciumin, i cili është thelbësor për kocka të fortë. Mungesa e vitaminës D mangësi mund të shkaktojë një gjendje e njohur si osteomalacia, e cila konsiston në zbutje të kockave.

6. Hipertensioni

Studimet kanë treguar një lidhje midis vitaminës D dhe hipertensionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat