Dita botërore e veshkave

Shëndetësia

Dita botërore e veshkave

Më: 9 mars 2023 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Shoqata e Nefrologëve të Kosovës dhe Shoqata e Nefrologëve të Shqipërisë organizojnë aktivitet për Ditën Botërore të Veshkave me temën: “Veshka të Shëndetshme për të gjithë- të përgatitemi për të papriturën.

T’i mbështesim të rrezikuarit!”

1 në 10 persona të rritur, në mbarë botën, vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, e cila po që se nuk trajtohet, mund të jetë edhe vdekjeprurëse, përderisa zbulimi i hershëm lejon kujdesin dhe menaxhimin e sëmundjes.

Veshkat janë organe të cilat kanë role të shumta biologjike, ato rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si: sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi, eliminojnë një sërë toksina nga trupi ynë, prodhojnë disa hormone, p.sh. reninën që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat