Ujë me veti detoksifikuese, i dobishëm sidomos në fund të verës

Shëndetësia

Ujë me veti detoksifikuese, i dobishëm sidomos në fund të verës

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Kurrë nuk duhet të harroni se konsumi i disa litrave ujë në ditë është sekreti për të mbajtur trupin të pastër, për të stimuluar diurezën, për t’i dhënë bukuri lëkurës dhe për të luftuar celulitin dhe enjtjen. Nëse zgjidhni një ujë detoksi në vend të ujit normal, përfitimet janë edhe më të mëdha. Uji detoks është një pije e freskët dhe me aromë që përgatitet duke futur fruta, perime, rrënjë, barishte dhe erëza në ujë të ftohtë. Vetitë e tij? Padyshim, bazuar në elementet shtesë që zgjidhni, uji garanton një efekt të fortë kullues dhe detoksifikues, ndihmon në pastrimin e trupit, shmang enjtjen etj.

Shumë përfitime

Studimet ndërkombëtare e konfirmojnë këtë: sipas studiuesve nga Journal of Ayurvedic and Integrated Medicine (JAIM), pirja e ujit të mbushur me fruta dhe perime është e dobishme për trupin në një nivel fizik dhe mendor.

Për përgatitjen është e nevojshme të llogaritet një kohë rreth dymbëdhjetë orë, e nevojshme që frutat dhe perimet të lëshojnë vetitë e tyre të dobishme gjatë infuzionit në frigorifer. Për të rritur efektet e dobishme të infuzionit, është e mundur të shtypni lehtë përbërësit përpara se t’i hidhni në mënyrë që të lëshojnë lëngjet e tyre në ujë. Padyshim që ka shumë receta për ujin detoks bazuar në shijet dhe preferencat. Në çdo rast, është gjithmonë mirë të zgjidhni përbërës organikë në mënyrë që të parandaloni futjen pesticideve dhe substancave të tjera toksike në ujë.

Me limon, fruta te kuqe ose …

Ndonjë recetë që mund të provoni për ujë detoks? Limon, kastravec, xhinxher dhe nenexhik: limoni përmban pepsinë, një substancë që ndihmon në djegien e dhjamit dhe aktivizimin e metabolizmit, ndërsa kastraveci dhe xhinxheri ndihmojnë në eleminimin e lëngjeve të tepërta me shtimin e nenexhikut, një ilaç i shkëlqyeshëm kundër gazit të zorrëve. Variantet e tjera mund të jenë një përzierje e frutave agrume, kivi, karrota dhe selino me një fuqi kulluese të fortë ose të bazuar në fruta të kuqe si boronicat, mjedrat dhe rrush pa fara me një veprim antioksidues, veçanërisht të dobishme në fund të verës për të kompensuar dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira të prodhuara gjatë ekspozimit në diell.

Nëse bëni një agjërim të shkurtër për shembull duke pirë vetëm ujë me limon dhe mjaltë, është zbuluar se kjo çon në uljen e peshës trupore, masës dhjamore dhe triglicerideve. Por kini kujdes, sepse është një trajtim që duhet ndjekur vetëm nën mbikëqyrje mjekësore dhe asnjëherë me iniciativën personale të dikujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat