Stomaku bosh? Ushqimet që nuk do ju bëjnë të ndiheni fajtorë

Shëndetësia

Stomaku bosh? Ushqimet që nuk do ju bëjnë të ndiheni fajtorë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Uria nuk është e lehtë për t’u përballuar, megjithatë mjafton të zgjidhni ushqimet e duhura. Zbuloni ushqimet që janë miq të dietës dhe humorit të mirë.

-Mos harroni kurrë karbohidratet! Buka integrale në mëngjes, me pak reçel, mundësisht të bërë vetë, do të ishte ideale për të nisur ditën.

-Gjithashtu mjalti, një ushqim mjaft i çmuar, ia aftë për të rritur aktivitetin e trurit dhe nivelin e serotoninës, hormoni që rregullon lumturinë dhe mirëqënien.Përdoreni për të ëmbëlsuar çajin për shembull, sidomos atë të darkës.

-Pijet vegjetale që mund të jenë mjaft të mira dhe për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës. Janë perfekte pasi keni kaluar një ditë të gjatë të lodhshme. Pini lëngun e arrës së kokosit, bajameve, sojës, orizit apo tërshërës pasi janë perfekte. Ndjesia e stomakut bosh do ju largohet dhe ju ndihmon të flini më të qetë.

-Tërshëra në një tas me qumësht në mëngjes janë mjaft të shijshme. Ato janë aleate të mirëqënies, pasi favorizojnë në mënyrë natyrale largimin e toksinave, normalizojnë florën e zorrëve dhe shtojnë në kohë ndjesinë e ngopjes.

-Veza së fundmi po zë një vend kryesor në dieta. E pasur me proteina, vezët të ngopin pavarësisht se kanë shumë pak kalori, rreth 60 për një vezë. Mjaft e mirë për t’u konsumuar në mëngjes, ose me sallata.

-Frutat e thata  të pasura me kripëra minerale, vitaminë E dhe yndyrna përmirësojnë aktivitetin e tretjes. Mirë dhe të çmuar, më mirë të bëni një stok të mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat