Këto janë simptomat e kancerit të gjakut

Shëndetësia

Këto janë simptomat e kancerit të gjakut

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:32
Ilustrim

Simptomat e kancerit të gjakut mund të merren gabimisht për gjendje më pak serioze shëndetësore, por është e rëndësishme të njihen të gjitha shenjat për t’iu shmangur konsekuencave dhe komplikimeve fatale.

Njëri nga indikatorët e kësaj sëmundjeje janë gjakderdhja nga pjesë të caktuara të trupit.

Limfoma është një kancer i sistemit limfatik - një pjesë e rëndësishme e sistemit imunitar - mieloma është një kancer i qelizave të plazmës në palcën e eshtrave dhe leukemia është kanceri i qelizave të bardha të gjakut.

Derisa kancer të ndryshëm të gjakut ndikojnë në pjesë të ndryshme të trupit, të tre llojet kryesore ndajnë simptoma të ngjashme - njëra është gjakderdhje e pazakontë dhe e shpeshtë, siç janë gjakderdhja e mishrave ose hundëve.

Përveç gjakderdhjes së zakonshme, NHS thotë se simptomat tjera përfshijnë skuqje të lëkurës, lodhje, frymëmarrje të shkurta, temperaturë të lartë, djersitje të tepruar, humbje peshe, infeksione të shpeshta, njolla të kuqe ose ngjyrë vjollce në lëkurë, dhimbje të eshtrave dhe nyjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat