Përziejeni shafranin e Indisë me këta përbërës për të trajtuar pikat e zeza një herë e përgjithmonë

Shëndetësia

Përziejeni shafranin e Indisë me këta përbërës për të trajtuar pikat e zeza një herë e përgjithmonë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 16:58
Ilustrim

Pikat e zeza mund të shndërrohen në një “makth” pasi nëse përpiqeni t’i shtypni ato do të shumohen si me magji! Mënyra më e mirë për t’i trajtuar ato është përmes maskave dhe përbërësve natyralë të tillë si shafrani, vaji i kokosit dhe dhe vajra të tjerë esenciale. 

Aplikimi i vajit të kokosit direkt në lëkurë mund të sigurojë jo pak përfitime. Lëkura do të hidratohet në nivel qelizor dhe përbërësit antibakterial të vajit mund të mbrojnë lëkurën nga infeksionet.Vaji i kokosit mund të shpërbëjë qelizat e vdekura të lëkurës dhe të ndihmojë në zvogëlimin e poreve.

Vaji esencial i mentes mund të luftojë gjithashtu bakteret, përgjegjëse për krijimin e akneve. 
Shafrani i Indisë ka veti anti-inflamatore, që do të thotë se mund të ndihmojë në trajtimin e pikave të zeza. Për më tepër kjo erëz magjike mund t’i parandalojë të shfaqen e kjo është ajo që duam. Antioksidantët e pranishëm tek shafrani i Indisë do t’i japin gjithashtu lëkurës tuaj shkëlqim e munguar. 

Ja se si të përgatisni maskën që do t’ju shpëtojë një herë e mirë nga pikat e zeza:
Përbërësit:
2 lugë çaji shafran i Indisë
1 lugë çaji miell orizi 
2 lugë çaji kos
2 lugë çaji vaj ulliri, vaj kokosit ose vaj bajame (për lëkurë të thatë)
1/2 lugë çaji mjaltë
1 pikë vaj menteje
Përziejini të gjithë përbërësit bashkë e me ndihmën e një furçe përhapeni maskën në të gjithë lëkurën. Lëreni për 20 minuta dhe pastaj shpëlajeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat