Keni probleme me gjumin? Ja si të flini për 120 sekonda

Shëndetësia

Keni probleme me gjumin? Ja si të flini për 120 sekonda

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:14
Ilustrim

Shumë njerëz kanë probleme me gjumin dhe çdo natë kanë një betejë aspak të lehtë për të fjetur. Mungesa e gjumit është një problem i zakonshëm për shkak të stresit, një regjimi të pabalancuar dhe për shkak të emocioneve. Statistikat tregojnë se deri në 70 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga një çrregullim i gjumit.

Mirëpo, çfarë të bëjmë nëse kemi probleme me gjumin natën? Bright Side na tregon se si për 120 sekonda mund të flini direkt. Një gjumë i mirë gjatë natës do të thotë një ditë e mirë të nesërmen…

Hapi i parë

Relaksoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve tuaj.

Hapi i dytë

Lëshoni sa më lirshëm krahët tuaj dh shtrihuni në shpinë drejt.

Hapi i tretë

Nxirrni frymën jashtë dhe qetësohuni. Pastaj, relaksoni këmbët!

Hapi i katërt

Hapat e mësipërm do t’ju duken të lehtë kur të lexoni të katërtin. Ju duhet ta “fiksoni” mendjen tuaj. Relaksohuni dhe mos mendoni asgjë për 10 sekonda. Mendoni 3 imazhe që të mund të fshijnë mendimet tuaja: Liqenin, detin ose qiellin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat