Pirja e ujit me copa limoni dëmton dhëmbët

Shëndetësia

Pirja e ujit me copa limoni dëmton dhëmbët

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Dhëmbët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tuaj.

Andaj studimet kanë treguar se njerëzit shpesh gabojnë në përdorimin e disa gjërave duke menduar se ato janë të duhura.

Më poshtë mund të shihni disa nga zakonet të cilat nuk duhet përdorur:

Uji me limon nuk konsiderohet i mirë sepse aciditeti i limonit shkakton karies, probleme me mishrat, gërryen smaltin dhe nxit erën e keqe të gojës.

Nëse i dërgoni fëmijët tek dentisti asnjëherë mos i thoni “Do të dhembë vetëm pak”, sepse ata janë të vegjël dhe mund të tremben edhe nga ajo “pak”.

Mos i kafshoni me dhëmbë objektet e forta e as të buta, bile as për të hapur diçka.

Mos i pastroni dhëmbët me furça të forta. Dentistët këshillojnë furçat elektrike sepse janë më të buta.

Shumë persona dëshirojnë të flakërojnë dhëmbët e tyre duke i zbardhuar, por kjo gjë është e gabuar sepse përmes kësaj mënyre ju mund të shkaktoni njolla. Ose nëse veç keni vendosur që ta bëni, fillimisht preferohet të konsultoheni me dentistin tuaj pastaj të vendosni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat