Dy shenja që tregojnë se po konsumoni shumë kripë

Shëndetësia

Dy shenja që tregojnë se po konsumoni shumë kripë

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 10:38
Ilustrim

Konsumimi i tepër i kripës asnjëherë nuk është i mirëseardhur për shëndetin tuaj.

Rekomandohet që një person të hajë 2,300 miligramë natriumi (1lugë gjelle) në ditë. Në rast se jeni duke kaluar këtë sasi të kripës, trupi juaj do të ju dërgojë shenja të qarta për këtë, dhe ju duhet të bëni kujdes.

Më poshtë u sjellim dy shenja se po merrni kripë më shumë se që duhet:

Dobësim i kockave

Kur konsumoni shumë kripë, veshkat nuk mund ta zbrazin plotësisht dhe kjo rrit humbjen e kalciumit. Një mangësi kronike e kalciumit mund të rezultojë në kocka të dobëta, probleme me dhëmbët.

Koka u dhemb shumë shpesh

Konsumi i tepërt i natriumit rrit sasinë e gjakut në mënyrë që të marrë më shumë hapësirë në enët e gjakut. Ky zgjerim i enëve të gjakut shkakton presion të lartë të gjakut (hipertension) dhe si rezultat, mund të shkaktojë dhimbje koke të rënda dhe të herëpashershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat