Pandemia ka nisur të tkurret në Shqipëri, 15 ditët e ardhshme pritet frenim i mëtejshëm

Shqipëria

Pandemia ka nisur të tkurret në Shqipëri, 15 ditët e ardhshme pritet frenim i mëtejshëm

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 00:16
Alban Ylli

Shqipëria po shënon një ulje ditët e fundit në numrin e rasteve ditore të infektimit dhe situata pritet të jetë edhe më e mirë 15 ditët e ardhshme.

Pohimet erdhën sot nga mjeku Alban Ylli në Euronews Albania i cili megjithatë shtoi se virusi po qarkullon intensivisht.

“Në Shqipëri kemi një frenim javën e fundit, ndoshta në javët që vijnë mund të kemi një frenim të kurbës, por aktualisht jemi në një qarkullim shumë intensiv të virusit”, tha mjeku Ylli.

Sipas tij, më me risk janë qytete të mëdha si Tirana, por virusi po qarkullon dendur gjithandej, sidomos në qendrat urbane.

Megjithatë, sipas tij, me masat e marra, në 2 javët në vijim mund të shohim një frenim të kurbës. Kjo do të thotë se para Krishtlindjeve, diku nga 21 dhjetori, pritet të ketë ulje të rasteve ditore të infeksionit dhe vatrave të koronavirusit.

Mjeku Ylli nxori dhe një fakt interesant. Ndërsa zyrtarisht ministria e Shëndetësisë thotë se në Tiranën me 1 milion banorë janë infektuar 11 mijë njerëz, mjeku thotë se të paktën një në 5 persona janë infektuar.

"Në Tiranë duhet të jetë 20-30 për qind e popullatës e imunizuar, po duhet rreth 60 për qind për të ashtuquajturin imuniteti i tufës”, tha mjeku Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat