Dy standartet e Ramës për Lleshajn dhe Ardi Veliun

Shqipëria

Dy standartet e Ramës për Lleshajn dhe Ardi Veliun

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:45
Edi Rama dhe Ardi Veliu

Kushdo që e ndjek me vëmendje komunikimin e kryeministrit, me siguri ka vënë re një trajtim krejt të diferencuar mes ish ministrit të Brendshëm, Lleshaj dhe drejtorit të policisë, Ardi Veliu. Dhe kjo jo vetëm për faktin se njërit i pranoi sa hap e mbyll sytë “dorëheqjen” dhe tjetrin e mbështeti të qëndrojë në detyrë.

Edhe në gjuhën e përdorur nga kryeministri, dallimi është i qartë. Kur doli para publikut për të shpallur “largimin vullnetar” të ish ministrit, kryeministri foli për indinjatë qytetare, ndërsa kur shkruajti në twitter për kërkesën e largimit të Ardi Veliut, ai përdori terma si “barbarë”, “pengmarrës” që do përballen me forcën e ligjit. Të gjithë mund ta krahasojnë fare lehtë fjalimin kur shiti butë Lleshajn me atë që tha në statusin brutal të sotëm, për të mbrojtur Ardi Veliun.

Lexo Edhe:

30 vjetori i Partisë Demokratike, Basha: Krenar për rininë e sotme që nuk i trembet krimit shtetëror

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”

“Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit”, shkruajti Rama.

Nga ana teknike, përgjegjësia për vrasjen e të riut 25 vjeçar, Klodian Rasha është shumë më e madhe për drejtorin e policisë sesa për një person politik si ministri i Brendshëm. I pari ka gjithashtu mbi shpinë edhe manipulimin që u tentua t’i bëhej vrasjes, me të gjitha fshehjet e krimit, që janë evidentuar në këtë kronikë të ABC NEVS.

Por megjithatë Rama njërin e mbështet fort dhe tjetrin e flaku me rastin e parë si një limon të shtrydhur.

Dhe mbrojtja ndaj Ardi Veliut ka precedentë. Kryeministri doli edhe publikisht ta mbështeste pas gafës kriminale se bijtë e nënave me shfaqje të huaja duhen masakruar nga policia.

Ai edhe kur bëri lëshimet e mëdha për PD-në para zgjedhjeve të 2017 e fali postin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por as nuk pranoi ta negocionte kolltukun e Ardi Veliut. 

Dhe pikërisht këtu, tek zgjedhjet, qëndron kyçi i këtij trajtimi të diferencuar. Një ministër kukull nuk është mëkat të ndryshohet, por shefi i operacionit për 25 prillin e ardhshëm është i paprekshëm. Ai duhet të zbatojë në shkallë kombëtare provën gjenerale të asaj që kemi dëgjuar me veshët tona në përgjimet e Dibrës (pika 3 linku poshtë).

Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Prandaj Rama pranon më mirë të digjet Tirana se sa të lëshojë Ardi Veliun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat