Do ta merrje detyrën e Lleshajt? Spiropali: Nuk është çështje dëshire…

Shqipëria

Do ta merrje detyrën e Lleshajt? Spiropali: Nuk është çështje dëshire…

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 20:40
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar në “ABC”, komentoi protestën e zhvilluar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë,  ndërsa foli edhe për dorëheqjen e Sandër Lleshaj.

Gjatë bisedës në studio përballë Jonida Shehut, Spiropali u shpreh e keqardhur për dhunën që përdoret gjatë protestave.

Po ashtu Spiropali deklaroi se opozita sipas saj është e dobët dhe shfaq shenja dëshpërimi.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj është përfolur që institucioni i Ministrisë së Brendshme të drejtohet nga një grua.

Spiropali u shpreh se Ministrisë së Brendshme i duhet një njeri i denjë, ashtu siç ishte edhe Sandër Lleshaj. E pyetur se nëse do t’i propozohej një pozicion i tillë dhe nëse do ta pranonte, Spiropali nuk dha shpjegime, ndërsa shtoi se kjo është një e drejtë e kryeministrit për ta zhgjedhur.

 “Për të gjithë kam keqardhje kur ka dhunë, por situatën duhet ta shohin drejt. Edhe vdekjet për Covid donin t’i përdornin për të goditur qeverinë.  Opozita është e dobët, tmerrësisht e dobët, në shenjë dëshpërimi përderisa”, tha Spiropali.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Ministria e Brendshme ka nevojë për një drejtues. Do ta merrnit një detyrë të tillë në këtë situatë?

Spiropali: Nuk kam asnjë dijeni për kë është folur. Kjo nuk ka lidhje me dëshira, ka lidhje me vendimmarrjet. Është e drejtë e kryeministrit për të zgjedhur.

Pyetje: Kur pritet të vendoset:

Spiropali: Shumë shpejt. Kryeministri do ta bëjë me dije.

Pyetje: Do ta pranoje nëse kryeministri do ta ofronte?

Spiropali: Nuk është ky vendi.

Pyetje: A mund ta përballojë një grua një detyrë të tillë?

Spiropali: Kjo s’ka lidhje. Një grua apo burrë gjykohet vetëm nga karakteri i tyre.

Pyetje: E ka Elisa Spiropali karakterin për ta përballuar një dikaster të tillë?

Spiropali: Atë nuk e gjykoj unë, e gjykojnë të tjerë.

Pyetje: Do të ishe për një burrë apo grua?

Spiropali: Jam për një njeri të denjë, ashtu siç ishte edhe Sandër Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat