Nata e katërt e protestës, policia gatishmëri maksimale përpara Kryeministrisë

Shqipëria

Nata e katërt e protestës, policia gatishmëri maksimale përpara Kryeministrisë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 18:14
Kryeministria

Mbrëmjen e sotme në orën 18:00 është njoftuar protesta e radhës përpara Kryeministrisë për vrasjen e të riut Klodian Rasha, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Tiranë nga një efektiv policie.

Policia e shtetit ndodhet në gatishmëri të plotë.

“ABC” sjell pamjet e boteve me ujë te Kryeministria për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Masat janë të shtuara në të gjithë bulevardin për të identifikuar protestuesit nëse do të ketë dhunë, por edhe ta parandaluar.

Tre net më parë radhazi u zhvilluan protesta në kryeqytet përpara Kryeministrisë, ministrisë së Brendshme dhe drejtorisë së policisë së Tiranës. Protestuesit nuk i kënaqi dorëheqja e Sandër Lleshajt duke kërkuar edhe “kokën” e Ardi Veliut, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat