Bledi Strakosha reagon ndaj dhunës në protesta; Ç’dobi sjell dëmtimi i asaj çka është e përbashkët?

Shqipëria

Bledi Strakosha reagon ndaj dhunës në protesta; Ç’dobi sjell dëmtimi i asaj çka është e përbashkët?

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Bledi Strakosha

Personazhe të njohur publikë në Tiranë kanë shtuar thirrjet për distancim nga aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit.

Moderatori Bledi Strakosha përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet i indinjuar për shkatërrimin e objekteve publike dhe sinjalistikës rrugore. Sipas gazetarit sportiv e gjithë fatura e shkatërrimit është e vetë qytetarëve pasi është prona jonë e përbashkët.

“Stacionet e autobusëve shërbejnë që një zonjë (zotëri, student/e, etj) të gjejë sado pak shplodhje e të mbrohet disi nga i ftohti i këtyre ditëve, teksa pret autobusin e lodhur nga dita e gjatë e punës.

Semaforët shërbejnë për të organizuar lëvizjen e një prindi që nxiton të çojë a të marrë fëmijën në çerdhe, kopsht a shkollë. Që një fëmijë madhor t’u vijë në ndihmë prindërve pa kaos. Që një i sëmurë të mbërrijë në kohë për të marrë shërbimin shëndetësor.

E kështu me radhë. Janë bërë me paratë tona dhe po me tonat do ribëhen. Është e vërtetë që janë thjesht gjëra materiale e që zëvendësohen lehtë, por përse duhen shkatërruar?! Ç’dobi sjell dëmtimi i asaj çka është e përbashkët?!” – shkruan Strakosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat