Situata e qetë, eskorta e Ramës del nga Kryeministria para se të nis marshimi i të rinjëve

Shqipëria

Situata e qetë, eskorta e Ramës del nga Kryeministria para se të nis marshimi i të rinjëve

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 18:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Siç ishte njoftuar pritet të nisi protesta e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës, i cili u vra nga efektivi i policisë. Siç duket edhe nga pamjet, efektivët e Policisë së Shtetit kanë kontrolluar çdo person aty pranë për t’u siguruar se nuk do të ishin pjesë e tubimit të sotëm. 

Mësohet se rreth orës 17:50 kryeministri Edi Rama ka lënë zyrën e tij dhe eskorta ka marrë drejtimin për nga sheshi “Nënë Tereza”. 

Gjatë këtyre 5 ditëve ka pasur përplasje mes protestuesve, kryesisht të rinj dhe forcave të policisë.

Protestuesit kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore, ndërsa policia është përgjigjur me kundragaz. Policia ka proceduar qindra persona dhe të tjerë të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat