Pamjet filmike/ Klodian Rasha u qëllua në një distancë prej 5 m, nuk ka pasur...

Shqipëria

Pamjet filmike/ Klodian Rasha u qëllua në një distancë prej 5 m, nuk ka pasur...

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Klodian Rasha dhe Nevaldo Hajdaraj

Klodian Rasha, 25-vjeçari i vrarë në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregojnë qartë veprimin kriminal të policit të “Shqiponjave”, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte, Klodian Rasha.

Në filmim, sipas prokurorisë së Tiranës, dallohet se viktima është duke u larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr.

Momenti i rrëzimit në tokë të Klodian Rashës, duket qartë thonë prokurorët dhe se kjo video, shërbeu që ndaj Hajdaraj, të ndryshohet akuza nga “Vrasja në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme” në “Vrasja me dashje”.

Ndryshe çfarë deklaroi kolegu i efektivit Nevaldo Hajdaraj se kishte parë policin dhe personin që po e ndiqte të konfliktoheshin fizikisht, përpara vrasjes, në fakt kamera tregon se nuk ka pasur asnjë konflikt fizik.

Por polici në ndjekje e sipër për të kapur Klodian Rashën, ka rrëshqitur dhe mandej ka vijuar të çohet dhe është pozicionuar shtrirë dhe ka qëlluar dy herë në këndin trupor, Klodian Rashën.

Një nga plumbat nuk e ka kapur edhe pse ka qenë një distancë shumë e afërt, vetëm 5 metra nga njëri-tjetri.

Plumbi është gjetur në qepenin e servisit dhe është sekuestruar tashmë nga prokuroria. Ndërkohë, një plumb i dytë i ka hyrë Klodian Rashës, pas shpine në kënd drejtimi nga poshtë-lart, dhe ik ka prekur zemrën.

Rasha është shembur në tokë dhe besohet se nga rrëzimi i fortë ai ka pësuar gërvishtje të rënda në kokë. Filmimi i sekuestruar nga policia dhe prokuroria tregojnë dhe veprimet e mëtejshme që kanë bërë punonjësit e policisë së Tiranës dhe transportimin e trupit të pajetë me ambulancë në spitalin Ushtarak.

Ndërkohë deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi nuk ka asnjë të dhënë se kujt i përket arma që u gjend brenda një pellgu me ujë, shumë pranë vendit të ngjarjes. Rrethanat si doli kjo armë pistoletë në vendngjarje, vijojnë të mbulohen me mister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat