U gjet me dëmtime në kokë e prerje në fyt, i plagosuri niset me urgjencë drejt Tiranës

Shqipëria

U gjet me dëmtime në kokë e prerje në fyt, i plagosuri niset me urgjencë drejt Tiranës

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Foto Ilustrim

Një person ende i paidentifikuar është gjetur sot në Himarë, me dëmtime në kokë, fraktura dhe prerje të thellë në fyt.

Burimet bëjnë me dije se personi është gjetur në rrugë nga kalimtarë të rastit dhe më pas është lajmëruar policia dhe ambulanca.

Ai është transportuar në spitalin e Vlorës, por ky i fundit e ka nisur drejtë Tiranës, pasi gjendja e të plagosurit paraqitet e rëndë.

“Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Himarë/Informacion paraprakë

Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat