Rindërtimi i Laçit/ Rama: E shndërron krejt qytetin edhe në funksion të ekonomisë

Shqipëria

Rindërtimi i Laçit/ Rama: E shndërron krejt qytetin edhe në funksion të ekonomisë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ka shtypur butonin e hedhjes së themeleve të lagjes së re të Laçit, si kontribut direkt i Turqisë që arrin shifrën e 42 milionë euro tha se përveç 522 ndërtesave  që do të ndërtojë qeveria turke në Laç një lagje të re, infrastrukturën dhe shkolla do të ndërtojë edhe qeveria shqiptare.

Pasi falenderoi qeverinë turke dhe Erdogan, Rama tha se “Fjala e mbajtur e miqve tanë turq për të nisur e ta rilindur zemrën e qytetit të vogël të Laçit me një lagje të re të ndarë në 2 zona është një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë e solidaritetit që do të jetë si dëshmi e kësaj marrëdhënie të veçantë mes dy popujve, vendeve e qeverive”.

Ndërkaq kryeministri deklaroi se lagja e re do të japë një mundësi të re për rritjen ekonomike, pasi mund të ndikojë në ekonominë e mikpritjes për pelegrinazhin masiv që zhvillohet në vendin e shenjtë të Shna Noit.

"Duke ndërtuar këtë lagje të re ne arritëm të sistemojmë më në fund përroin e vjetër, që ishte një gangrenë në këtë qytet dhe që me rrëmbimin e tij të herëpashershëm përmbyste në mënyrë sistematike qytetin dhe dëmtonte banorët e biznesit dhe në mënyrë sistematike e bënte të pajetueshëm këtë qytet të vogël.

Ka qenë këmbëngulja epike e kryebashkiakes, pastaj edhe kërkesa jonë që pavarësisht se projekti këtu kishte nisur pa e parashikuar ky sistemin e përroit të integrohej bashkë me projektin. Dua t'i falënderoj miqtë tanë për fleksibilitetin. Kjo do të sjellë edhe garancinë e madhe për mospërmbytjen më të këtij qyteti, gjë që është jetike për këtë komunitet", tha kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat