Vonohen bursat e studentëve, Rektorati: Dalin në janar

Shqipëria

Vonohen bursat e studentëve, Rektorati: Dalin në janar

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Studentët po hasin vështirësi për shkak të vonesës së bursave.  Ata thonë se në kushtet kur mësimi zhvillohet online, bursat janë shumë të vlefshëm për ta.  Ndërkohë që Ministria e Arsimit thotë se prej këtij institucioni janë kryer të gjitha procedurat, disa rektorate thonë se në janar kryhen transfertat nga qeveria.

Megjithëse dy muaj nga fillimi i vitit të ri akademik, studentët e disa universiteteve nuk kanë marrë ende bursën.

Bëhet fjalë për Universitetin Politeknik, atë të Tiranës dhe Univeristetin Bujqësor. Por pavarësisht se të rinjtë po hasen më këtë problem, ata i frikësohen daljes publike.

Por aktivisti i qendresës qytetare, Rigels Xhemollari, thotë se denoncimet kanë qenë të shumta dhe mësimi online shton domosdoshmërinë e bonusit sidomos për studentët që vijnë nga familje me nevoja ekonomike.

“Vjen në një moment që studentët kanë shumë nevoja sa i përket internetit, plotësimit të kushteve të tyre dhe në një moment pandemie që familjet e tyre janë në nevoja ekonomike. Janë vënë në vështirësi duke marrë dhe borxh për të plotësuar nevojat studentore.”

Ky është viti i dytë që studentët hasen me vonesa të tilla, ndërsa duket se kalimi i bursës në llogaritë e studentëve është i vështirë të bëhet brenda dhjetorit.

Ora Neës komunikoi me Ministrinë e Arsimit, e cila deklaroi se ky institucion i ka kryer të gjitha procedurat për kalimin e lekëve në universitetet e vendit dhe sipas tyre tyre vonesa mund të lidhet me menaxhimin e brendshëm të universiteteve.

“Proceduralisht është e pamundur pasi Thesari i Shtetit është mbyllur dhe mundësimi i bursës brenda muajit dhjetor nuk mund të realizohet pasi është një fonnd që kalon nga qeveria te universiteti dhe nga universiteti te studentët.”

Ndërkohë përfaqësues nga rektorati i UT thonë se në janar kryhen transfertat nga qeveria dhe do të jetë fillimi i 2021 kur bursat do të shpërndahen.

Ndërsa nga Universiteti Politeknik konfirmohet se shpërndarja do të bëhet brenda dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat