Gjata: SPAK nuk do del te qëllimi i tij, Rama po përdor policinë dhe drogën për të vjedhur zgjedhjet

Shqipëria

Gjata: SPAK nuk do del te qëllimi i tij, Rama po përdor policinë dhe drogën për të vjedhur zgjedhjet

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Çlirim Gjata

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se SPAK nuk po del te misioni pse është krijuar, pasi duhet të trajtonte dosje si 184 dhe 339, ose dosjen e Teatri Kombëtar apo atë të inceneratorëve.

Gjata tha se raporte si ai i Suedisë për depolitizimin e policisë së shtetit janë si ajo kafja e hidhur në mëngjes.

Gjata: SPAK nuk po del te misioni pse është krijuar. Duhet të trajtonte dosje si 184 dhe 339, ose dosjes ne Teatrit që është shumë e rëndë dhe ka shumë denoncime. Ai është një krim në ndërgjegjen e qytetarëve të vendit dhe Tiranës. U shkelën të gjitha procedurat me urdhrin e kryetarit të bashkisë. SPAK ka mundësi që të futet në qëllimin e krijuar edhe për çështjen e inceneratorëve, pasi është një nga çështjet më të mëdha të korrupsionit të 30 viteve të fundit. Po presim, se shpresat nuk humbin asnjëherë. Mos harrojmë presionin që ushtron qeveria me mënyrat e saj direkte, ose indirekte. Ka një mbështetje dhe presion nga faktori ndërkombëtar.

Mirë ishte që SPAK ta bënte diçka për të thënë se është aty. SPAK ka mundësi që të hetojë vjedhjen e vetës, ndryshe nga dosja 184. Sigurisht është mirë që të rishikohet kompetenca lëndore e SPAK, sepse ka çështje të vogla që mund të merret prokuroria, por kjo nuk ndodh pa ikur Edi Rama. Raporte si ai i Suedisë për depolitizimin e policisë së shtetit janë si ajo kafja e hidhur në mëngjes. Se është e lehtë që të paguash artikujt. Se në komunizëm morën çmimin si populli më i mirëushqyer në botë, kur ne vdisnim për bukë.

Gjata shtoi se Rama e përdor paraja e drogës dhe krimit, për të blerë vota dhe zgjedhjet dhe se Rama e ka kthyer policinë në narko-polici për të mbrojtur pushtetin e vjedhur.

Gjata: Të mos harrojmë raportet për drogën. Rama e përdor paraja e drogës dhe krimit, për të blerë vota dhe zgjedhjet. Rama e ka kthyer policinë në narko-polici për të mbrojtur pushtetin e vjedhur dhe po i vret qytetarët pas shpine. Kjo pasi janë marrë policë nga bota e krimit, të pa shkolluar, pa punë dhe militantë. Me të tillë tipa është mbushur policia e shteti dhe kjo polici kujdeset për vajtje-ardhjet e drogës. Po ashtu e përdor këtë polici si shkop për të shtypur protesta me gaz lotsjellës. Policia është nën urdhrat direkte të Ramës dhe ky është fazhishëm. Banda e fundit që u kap ishte me nipat dhe familjarët e deputetit të PS-së. Çfarë të dhënash kishte që u bë deputet, po këto janë pra që e bënë deputet. Nëse nuk rrëzohet Rama do të ketë përplasje të mëdha sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat