Votimi i emigrantëve në 25 prill/ KQZ shkresë Drejtorisë së Gjendjes Civile! Ja çfarë i kërkon

Shqipëria

Votimi i emigrantëve në 25 prill/ KQZ shkresë Drejtorisë së Gjendjes Civile! Ja çfarë i kërkon

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Foto Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një letër, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

KQZ i kërkon të dhëna për numrin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Ne shkresën që mban datën 23 dhjetor dhe është firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkohet që institucionit të KQZ t’i dërgohet numri i shtetasve, të ndarë sipas qarqeve dhe që kanë regjistruar adresën e banimit të përhershëm jashtë vendit.

Kërkesa e zotit Celibashi, drejtuar Drejtorit të Përgjitshëm të Gjendjes Civile, Bledor Doracaj bëhet në kuadër të projektit për mundësinë e votimit nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat