Votat e emigrantëve, Kume: Procesi të ndiqet më intensivisht nga KQZ

Shqipëria

Votat e emigrantëve, Kume: Procesi të ndiqet më intensivisht nga KQZ

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:42
Anton Kume

Eksperti për çështjet zgjedhore, Anton Kume në Ora News ka analizuar procesin e votimeve nga ana e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Kume ka thënë se procesi duhet të ndiqet intensivisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që ka shtuar që koha për ndërtimin e një plani votimi për emigrantët është e mjaftueshme.

Kume: Për votimin e emigrantëve barra më e madhe i është lënë KQZ. Në momentin që ne flasim KQZ ka kërkuar mendim për dy mënyra se si ata kanë propozuar se si do mund të bëhet regjistrimi i votuesve që nuk ndodhen në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e prillit. Opsionet janë ose nëpërmjet regjistrimit në platformës e-albania ose regjistrimi sipas një platforme që do të ndërtohet dhe menaxhohet nga KQZ.

Për mendimin tim koha është mëse e mjaftueshme, sepse mjafton që të ketë vullnet dhe të zhvillohet kjo platformë e regjistrimit të votuesve jashtë vendit. Duke marrë parasysh që kjo platformë është e ndërtuar nga kjo qeveri dhe e atakuar si e lidhur me këtë qeveri. Për të qenë i drejtë me të gjitha palët politike, do të ishte mirë që ky proces të menaxhohej nga KQZ.

Ky është hapi i parë, vetëm regjistrimi i votuesve, ndërkohë që KQZ duhet të vendosë mënyrat dhe votimin ku do të votohet, si do të votohet dhe se si do të mbrohen këto vota. Ku do të numërohen votat e tyre.Jemi në një proces që koha po kalon, jemi 4 muaj para zgjedhjeve dhe do të duhet që KQZ të merret intensivisht me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat