Bllokohet aksi Sarandë-Gjirokastër, përmbytje e rrëshqitje dherash. Ja si paraqitet situata

Shqipëria

Bllokohet aksi Sarandë-Gjirokastër, përmbytje e rrëshqitje dherash. Ja si paraqitet situata

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Aksi rrugor Sarandë- Gjirokastër është bllokuar për shkak të motit të keq.

Rrëshqitja e dherave ka bllokuar aksin në afërsi të Bistricës, drejt Qafë Muzinës.

Dalja e lumit të Bistricës nga shtrati ka krijuar probleme serioze tek fushat poshtë fshatit Metoq. Ndërkohë që rrezikohen edhe banesat në fshatin Cukë, bashkia Sarandë.

Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike mjetesh nga të dyja anët e rrugës dhe pritet ndërhyrja e mjeteve të rënda për hapjen e aksit.

Image
Image

Bashkia e Finiqit, në një njoftim për mediat dha detaje lidhur me situatën:

“Probleme nga moti i keq, me shira të rrëmbyer me përmbytje e madje edhe përmbytje të banesave pati  sot në disa fshatra të bashkisë Finiq. Në fshatin Jermë pati rrëshqitje të rrugës. Tek ura e madhe në fshatin Caush dhe Krabe lumi i Bistricës doli nga shtrati, duke krijuar probleme për banorët dhe mjetet e kësaj zone. Fshatrat Finiq, Clirim, u përmbytën nga kanali KK3.Përmbytje ka edhe në zonën industriale në Vrion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat