Pas tre ditësh mungesë, Delvinës i vjen uji por i ndotur, banorët: Turp nga Zoti, mos të kesh ujë në 2021

Shqipëria

Pas tre ditësh mungesë, Delvinës i vjen uji por i ndotur, banorët: Turp nga Zoti, mos të kesh ujë në 2021

Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:43
Delvinë

Punimet për Ujësjellësin e ri të Delvinës, duhet të përfundonin me datën 28 tetor 2020.

Por, jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por banorët kanë plot tre ditë pa ujë të pijshëm, pasi reshjet e shiut dëmtuan Ujësjellësin.

“Tre ditë pa ujë.”

“Nuk kemi ujë as të lahemi, në 2021 mos të kesh ujë.”

Të dielën, uji ka shkuar në rubinetat e shtëpive, por ai nuk mund të përdoret për shkak të ndotjes.

“Ishte me klor.”

“E hodha në gotë, akoma nuk është i pastër. I pijshëm nuk është fare se kemi 10 vjet që nuk pijmë nga ai ujë.”

“Si uji që del në lumë, gjynah, është turp nga Zoti!”

Punimet po kryhen në burimin e Vrizit ndërsa vlera e projektit që duhet të kishte përfunduar është me shume 1.85 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat