Arratiset Moisi Habilaj, shpallet në kërkim nga autoritetet italiane

Shqipëria

Arratiset Moisi Habilaj, shpallet në kërkim nga autoritetet italiane

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:59
Moisi Habilaj

Autoritet italiane kanë shpallur në kërkim Moisi Habilajn, pasi është arratisur nga banesa ku ndodhej.

Habilaj ka qenë në masë sigurie "arrest shtepie" në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Habilaj u kishte dhënë autoriteteve adresën e shtëpisë së të vëllait ne Raguza të Italisë.

Por, momentin që punonjësit e policisë kanë shkuar për ekzekutim të vendimit te gjykatës së Apelit, që e provojë të fajshëm në akuzat e ngritura,  ai nuk është gjetur në banesë.

Në muajin maj të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit në Katania vendosi të lirojë pas 2 vite e gjysmë burg Moisi Habilajn.

Sipas vendimit të Gjykatës deri në një vendim përfundimtar të rishqyrtimit të çështjes, Habilaj nuk do të jetë në burg.

Vlonjati u arrestua më 17 tetor 2017 bashkë me 10 persona të tjerë pas një aksioni anti-drogë të mbiquajtur “Rosa dei venti” (Trëndafili i erës).

Autoritetet italiane dyshonin se grupi, me kontakte të forta në familjet mafioze të Siçilisë, qarkullonte kanabis dhe armë me xhiro deri në 20 milionë euro.

Moisi Habilaj akuzohej se ishte shefi i grupit dhe që falë kontakteve me ish-ministrin Saimir Tahiri lehtësonte lëvizjet e jashtëligjshme nga Shqipëria në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat