Pipero zbulon si ndjehet pas vaksinës

Shqipëria

Pipero zbulon si ndjehet pas vaksinës

Më: 11 janar 2021 Në ora: 21:59
Pëllumb Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero, komentoi efektet e vaksinës kundër Covid-19, pasi ishte ndër të parët që mori atë gjatë ditës së sotme.

“Ndjehem i qetë, kam një dhimbje fare të lehtë në vendin e vaksinimit. Kaq për momentin. Nuk kam asnjë shqetësim tjetër. Efektet anësore zakonisht shfaqen gjatë orës së parë pasi bëhet vaksina, gjithsesi nuk kam ndonjë shqetësim", tha Pipero  i ftuar në Çim Peka LIVE.

I pyetur nëse është i bindur se ka marrë vaksinën e Pfizer dhe jo vaksinën e gripit, Pipero tha:

“Unë kam thënë se do jem i pari që do vaksinohem. Jam besimplotë te vaksina si mjet kryesor për parandalimin e sëmundjes. Unë i pashë me sytë e mi, i lexova me sytë e mi, i preka me duart e mia. Jam i sigurt 100 përqind që kam bërë vaksinën e Pfizer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat