Aktivitetet e ndaluara për partitë në 18 ditë, KQZ regjistron 20 kallëzime për institucionet publike

Shqipëria

Aktivitetet e ndaluara për partitë në 18 ditë, KQZ regjistron 20 kallëzime për institucionet publike

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:06
KQZ

201 institucione publike janë raportuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të vendimit për veprimtaritë e ndaluara për t’u promovuar gjatë fushatës elektorale.

Nga këto veprimtari, 20 janë kallëzuar si të dyshuara se mund të jenë në kundërshtim me vendimin e marrë nga KQZ në 25 dhjetor.

Sakaq, ditën e djeshme Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mori në shqyrtim rastin e deputetit të PS në qarkun Fier, Bujar Çela. 

Ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook” disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat