Shpërndanin heroinë, arrestohen dy persona në Elbasan

Shqipëria

Shpërndanin heroinë, arrestohen dy persona në Elbasan

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Elbasanit pasi shpërndanin lëndë narkotike me doza të vogla.

Arrestimi i tyre u bë në lagjen “Vullnetari”, ndërkohë që gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestruan 10 doza të lëndës narkotike heroinë.

Në pranga kanë rënë E.K.,38 vjeç dhe F.K., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan.

“E. K., 38 vjeç dhe F. K., 30 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë narkotike heroinë”, njofton policia.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat