“Ajo darka që hëngrën ishte e fundit”/ Shehi: Borxhet e lëna do i paguajnë shqiptarët

Shqipëria

“Ajo darka që hëngrën ishte e fundit”/ Shehi: Borxhet e lëna do i paguajnë shqiptarët

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:55
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për Ora deklaroi se Ramës po i vjen fundi, prandaj po jep edhe ato pak para që kanë ngelur, duke komentuar mbi koncesionin e portit të Durrësit.

“Ky do të iki, por shqiptarët do të paguajnë borxhet e lëna nga ky për 20 vite me radhë. Rama do të shpërndajë çka për të shpërndarë. Ne nuk dimë se çfarë marrëveshje kemi për koncesionin e portit të Durrësit. Ne një port kemi, pjesa tjetër janë vende ku akustohen barka. Të vetmit port që kemi, ky do të na e heqë. Këto janë përralla dhe ide me 3D”, tha ai.

Ai u ndal të komentonte dhe skandalin e darkës në Dubai, ku u shpreh se ajo ishte darka e fundit.

“Ajo darka që hëngrën ishte e fundit, se më parë janë ngrënë nja 20. Si mund të jepet gjysma e Shqipërisë, do futen 2 miliardë këtu që nuk dihet se nga vijnë. Pse vijnë këtu?  Se përballë kemi Venecian ose Firencen, ose në Livorno, pse nuk shkojnë atje? Se këtu ka interesa të mëdha, ku paguhet kryeministri.  Nga na dolën këta investitorë kur në 8 vite investitorët seriozë kanë iku. Ne gjithmonë na vijnë investitorë jo seriozë.”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat