Klosi: Aeroporti i Vlorës, jo në zonë të mbrojtur. Leli: Projekti i bashkisë, do rehabilitohet Pylli i Sodës

Shqipëria

Klosi: Aeroporti i Vlorës, jo në zonë të mbrojtur. Leli: Projekti i bashkisë, do rehabilitohet Pylli i Sodës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka hedhur poshtë akuzat e ambientalistëve se aeroporti i Vlorës do ndërtohet në një zonë të mbrojtur dhe ka ritheksuar ekzistencën e një aeroporti të mëparshëm në atë zonë.

Klosi tha se bëhet fjalë për një peizazh të mbrojtur dhe jo zonë të mbrojtur, dhe ndërtimi do të bëhet sipas një projekti studimor të mjedisit, në zbatim të gjitha rregullave.

Klosi i shoqëruar nga deputeti Damian Gjiknuri dhe kryetari i Bashkisë Dritan Leli morën pjesë në lancimin e iniciativës për mbjelljen e pemëve në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Vlorës foli për projektin në bazë të të cilit do të bëhet rivitalizimi i Pyllit të Sodës, i cili do të shërbej si parku i qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat