Emri/ Shokët e quanin ‘Eskobar’, në pranga 61-vjeçari shqiptar në Itali

Shqipëria

Emri/ Shokët e quanin ‘Eskobar’, në pranga 61-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia italiane ka sekuestruar 200 gram kokainë dhe 150 gram hashash në shtëpinë e një 26-vjeçari.

Gjatë operacionit, Karabinierët në Bolonja arrestuan tre personave, dy shtetas shqiptarë të moshës 32 dhe 61 vjeç dhe një 26 vjeçar me origjinë marokene.

Ata e kishin groposur drogën dhe duke i vëzhguar policia pa dy shqiptarët që arritën në vendin e fshehjes me lopata për të marrë drogën.

Më pas policia bastisi shtëpinë e 26-vjeçarit ku u gjetën 155 gram hashash dhe 17,000 euro.

Hetuesit tregojnë 61-vjeçari Hairi Cukani ishte quajtur “Escobar”,  si një nga trafikantët më famëkeq në histori.

Ashtu si krimineli kolumbian, “ai kishte zhvilluar metoda efektive për të shmangur tërheqjen e vëmendjes dhe kapjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat