U shkarkua nga vettingu, Strasburgu vendos sot për Altina Xhoxhaj

Shqipëria

U shkarkua nga vettingu, Strasburgu vendos sot për Altina Xhoxhaj

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:23
Altina Xhoxhaj

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut ne Strasburg ditën e sotme pritet të shpalle vendimin lidhur me ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, për çështjen e ngritur nga kjo e fundit në lidhje me procesin e vettingut të gjyqtarëve.

Xhoxhaj përbën të parin rast të adresimit të gjyqtarëve në lidhje me procesin e vettingut në Strasburg, ku pretendon se mënyra e zhvillimit të procesit të vettingut shkel të drejtat e njeriut.

Xhoxhaj ka pretenduar para trupës gjykuese ndërkombëtare për një seri shkeljesh gjatë procesit të Vetingut, përfshirë të drejtën për një proces të rregullt ligjor, e zhvilluar nga një trupë e pavarur, e paanshme dhe e aftë për detyrën.

KPK e shkarkoi gjyqtaren në mars të vitit 2018, vendim që u la në fuqi në tetor të po atij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat