Këlliçi nga Kombinati: Asnjë marrëveshje! Banorët janë të alarmuar!

Shqipëria

Këlliçi nga Kombinati: Asnjë marrëveshje! Banorët janë të alarmuar!

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:51
Belind Këlliçi

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinat Qendër, nga ku akuzuar Veliajn se ka shpërngulur me imponim banorët e prekur nga tërmeti, duke i vendosur në Vaqarr me justifikimin se zona do të rikonstruktohet.

‘Shpërngulja e imponuar është bërë pa asnjë kontratë dhe marrëveshje të ligjshme. Banesat e reja kanë sipërfaqe më të vogël se shtëpitë e dëmtuara’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Në Kombinat Qendër e njëjta situatë kaotike. Banorët e këtushëm të prekur nga tërmeti janë larguar nga kjo zonë për t'u vendosur në Vaqarr me justifikimin se zona do të rikonstruktohet. Shpërngulja e imponuar është bërë pa asnjë kontratë dhe marrëveshje të ligjshme. Banesat e reja kanë sipërfaqe më të vogël se shtëpitë e dëmtuara.

Një banore ngriti shqetësimin se kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë rregullimit të një parku të vogël, i ka zaptuar tokën pa kurrëfarë dokumenti, dhe se zonja e ka të faktuar se ai truall është pronë e saj e blerë prej vitesh.

Një banor tjetër, pjesëtar i minoritetit egjiptian deklaroi se nuk ka marrë asnjëherë asistencë sociale që kur PS ka ardhur në krye. 

Ndonesë ka kaluar mbi një vit nga tërmeti, janë prishur vetëm 4 pallate ndërsa 33 të tjerë presin radhën. Koha ka ngecur. Duket sikur tërmeti ka ndodhur dje. Banorët janë të alarmuar nga mënyra se si po veprohet. Asnjë marrëveshje e shkruar me shtetin. Vetëm fjalë. Koha kalon dhe banorët presin punë konkrete. Shumëkujt i refuzohet ndihma ekonomike sepse trajtohet si i krahut tjetër. Ndasi të tilla për shkak të bindjeve politike dhe ngjyrës së lëkurës e turpërojnë Shqipërinë. Më 25 prill të nxjerrim vendin nga bataku! Nuk ka rrugë tjetër. Ndryshimi do të vijë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat