Shantazhonte dhe përndiqte 16 vjeçaren, kapet i riu në Kukës

Shqipëria

Shantazhonte dhe përndiqte 16 vjeçaren, kapet i riu në Kukës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Një 22 vjeçar në Kukës është arrestuar pasi në mënyrë të vazhdueshme përndiqte, shantazhonte dhe ofendonte një minorene.

Arrestimi i të riut ka ndodhur pas denoncimit në polici nga ana e 16 vjeçares.

"Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi A. K, 22 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale "Përndjekja", pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazuar në rrugë dhe në rrjetet sociale", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat