Manjani: Roli i munguar i Metës mund ta dëmtojë LSI

Shqipëria

Manjani: Roli i munguar i Metës mund ta dëmtojë LSI

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 08:08
Ylli Manjani

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë gjatë periudhës së bashkëqeverisjes PS-LSI thotë se LSI “është një parti që lë gjurmë në perceptim, pasi perceptimin dhe realiteti kanë qenë gjithmonë ndryshe” në rezultatet e zgjedhjeve të fundit.

Por, sipas z. Manjanit ka dy çështje që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për LSI, që ai i lidhi me rolin e munguar të Ilir Metës në fushatë dhe largimin e disa emrave që mund ta dëmtojnë.

“LSI nuk është një parti që përpiqet të lërë gjurmë në perceptimin e publikut të ketë impakt të politikat e vendin në nivel kombëtar apo idenë e programeve. Synon më tepër tek puna e terrenit. Por këtë herë ka disa specifika. Së pari roli i Ilir Metës i munguar, unë kam qenë gjithmonë kritik, nuk mendoj se ka bërë zgjedhjet e duhur duke braktis LSI për Presidentin. E dyta ka një betejë me të shkuarën dhe të ardhmen, ka disa largime që janë kafshuese. Nuk e di nëse do t’i bëjnë punë palës tjetër por LSI-së i prishin punë”, deklaroi ish-ministri i LSI.

Ylli Manjani nga ana tjetër tha se PDIU do të jetë një faktor në zgjedhjet e ardhshme pasi këtë gjë e tregon dhe sondazhi. Këtë ide e mbështeti dhe Adri Nurellari, i cili tha se elektorati i PDIU është i përqendruar në disa qarqe specifike, gjë e cila i jep avantazh për të marrë sa më shumë mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat