‘Asnjë socialist nuk më ka pritur’/ Tabaku: Rama e Veliaj fatkeqësi që duhet të largohen

Shqipëria

‘Asnjë socialist nuk më ka pritur’/ Tabaku: Rama e Veliaj fatkeqësi që duhet të largohen

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:18
Jorida Tabaku

Ish-deputetja Jorida Tabaku ishte në rrugën ‘Qemal Stafa’ ku u takua me banorët e zonës të dëmtuar nga tërmeti.

Banorët u ankuan se askush nga qeveria apo Bashkia nuk i ka pritur për të vlerësuar gjendjen e tyre të banimit.

Shtëpia e një pensionisti i cili u shkatërruar nga tërmeti 14 muaj më parë, është ende gërmadhë, teksa qeveria nuk i jep zgjidhje se çfarë do të ndodhë me të.

‘Unë kam pension 18 mijë lek. Ku të marr shtëpi me qera unë? U shkatërrua shtëpia, me mobilie dhe të gjitha pasi u shemb shtëpia. ‘

‘Asnjë socialist nuk më ka pritur’ u shpreh një zonjë e pakënaqur nga indiferenca e qeverisë Rama.

‘Jetoj në një shtëpi thuajse të rrënuar me një pension qesharak prej 100 mijë lekësh. Këta janë vetëm për xhepat e tyre’ i tha ajo zonjës Tabaku.

‘Shteti nuk është për shqiptarët. Edi Rama mendon vetëm për të dhënë tendera e koncesione, nuk vjen tek shtëpia juaj. Vendi ka mbetur në vendnumëro. Pensionet kanë mbetur në vendnumëro. E shihni tek pensionet, rrogat, taksat. Vetëm dështim. Rama dhe Veliaj janë fatkeqësi që duhet të largohen. Nuk ka socialist të ndershëm që mund t’i votojë më. Këta janë vetëm për veten e tyre. Nuk mund të jetojnë kështu shqiptarët në mes të Tiranës’, tha Tabaku.

Një tjetër zonjë shkrehu shqetësimin e manipulimit të hartave në kadastër.

‘Unë e kam shtëpinë dy katëshe, më del një katëshe. Dhe kur të vjen tek dera për të ta shembur, të paraqesin se është një katëshe. Sa ta gjesh se si e kanë hedhur në hartë ke marrë fund. Këta të fortët janë bërë të tmerrshëm.

‘Ky është problemi që ka Tirana dhe Shqipëria sot. Po ishe i fortë merr leje ndërtimi sepse paguhet tek Edi Rama dhe Erjon Veliaj, po të jesh i varfër të zë shtëpia brenda.Më vjen keq për Tiranën sepse nuk është më ajo që ka qenë. Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë prishur bukurinë e rrugicave, nuk i lë njerëzit të zhvillojnë pronën.

Këtu e gjithë Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Vetëm pesë veta kanë përfituar. Nuk është kjo Shqipëria që duam ne. Rrugicat janë të boshatisura sepse të rinjtë janë larguar.

Nuk është kjo Shqipëria që meriton të hyjë në BE. është fatkeqësi që ndodhemi në vend numëro me pagat, pensionet, investimet me arsimin. Takuam këtu të djathtë dhe të majtë dhe nuk ka një njeri që të jetë i kënaqur.

Socialistët e ndershëm përditë na takojnë dhe na ndalojnë se do të mbështesin Partinë Demokratike. Është fatkeqësi që të zihen oborret e shkollave dhe të bëhen pallate dhe të mos ketë një terren sportiv. Është fatkeqësi që sot rrugicë më rrugicë vetëm kompanitë e forta dhe të mëdha mbështeten dhe njerëzit e varfër sulmohen dhe lihen në kushte mbijetese’, tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat