Dule: Greqia nuk e ka përdorur në mënyrë inatçore çështjen e detit, Rama grabitqar me pronat e bregdetit

Shqipëria

Dule: Greqia nuk e ka përdorur në mënyrë inatçore çështjen e detit, Rama grabitqar me pronat e bregdetit

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 00:45
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i ftuar në Abc News ka deklaruar se i vetmi hap pozitiv i Shqipërisë në procesin e integrimit ishte në vitin 2014, kur mori statusin e vendit kandidat, ndërkohë që presidencën e kishte Greqia.

Dule u shpreh se  Greqia nuk e ka përdorur për inate çështjen e detit me Shqipërinë.

“Dule nuk let nga pozitat e pjesëtarit të minoritet grek kundër Erdogan. Por si qytetar. Nuk do kisha asnjë kundërshtim që Shqipëria me Turqinë. Por është tjetër gjë autokrati Erdogan.

Hapi i fundit pozitiv të Shqipërisë e kemi pasur në qershor të 2014 nën presidencën greke, kur mori statusin e vendit kandidat. Greqia nuk e ka përdorur në mënyrë inatçore çështjen e detit. Nuk ka pasur ndonjë marrëveshje të tillë që do ju mbështesim në NATO po na falni detin.

Nuk falet deti dhe toka. Nuk është vetëm marrëveshja e detit. Shikoni sjelljen që ka ndjekur ndaj minoritetin. Ka ndodhur që pjesëtarët e minoritet të mos kenë përfaqësues në qeveri? Ka në ndonjë vend të rajonit. Është Shqipëria e vetmja. Këto nuk janë vetëm politika në dëm të minoritetit. Kush ka qenë më grabitqar se Rama me pronat në bregdet”, tha Dule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat