Rikthehet dimri në Kukës, nis bora në zonat malore

Shqipëria

Rikthehet dimri në Kukës, nis bora në zonat malore

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa ditët e para të muajit mars u shoqëruan me mot kryesisht të ngrohtë, duket se i ftohti është rikthyer në qarkun e Kukësit, duke parë që në zonat e larta malore si në Shishtavec dhe Valbonë, është rikthyer bora me intensitet të dobët.

Edhe pse trashësia e borës në këta zona është e ulët pra deri në 3 cm, temperaturat janë ukur ndjeshëm. Borë ka rënë edhe në afërsi të Tunelit të Kalimashit, por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile i Prefekturës Kukës, rikthimi i reshjeve të borës deri më tani nuk ka krijuar problematika sa i përket lëvizjes së mjeteve dhe banorëve të zonave të larta malore mbi 800 m.

Image

Aktualisht të gjitha akset e nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit funksionojnë normalisht pa pengesa në qarkullimin e mjeteve.

Edhe akset rrugore bashkiake ku ka prezencë të borës janë të qarkullueshme. I gjithë qarku ka energji elektrike. Komisioni i Mbrojtjes Civile njoftoi se janë marrë kontakte me strukturat e Emergjencës Civile, të tre bashkive të qarkut dhe firmat kontraktore për marrjen e masave në përballimin e situatave të mundshme që mund të krijohen nga kushtet e motit.

Ndryshe tre qytet e qarkut Kukës dhe fshatrat e ulëta për rreth tyre janë nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe të reshjeve të shiut me intensitet të ulet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat