Presidenti Meta: Marrëveshje politike midis Ilir Metës dhe Edi Ramës kurrë nuk ka për të pasur

Shqipëria

Presidenti Meta: Marrëveshje politike midis Ilir Metës dhe Edi Ramës kurrë nuk ka për të pasur

Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:22
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur i qartë se marrëveshje politike mes tij dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka për të pasur asnjëherë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, me Ylli Rakipin, Kreu i Shtetit u shpreh se si President i vendit është i detyruar të bashkëpunojë vetëm për çështje të caktuara politike me Kryeministrin.

Ilir Meta: Ky përmbysi marrëveshjen e 5 qershorit në mënyrë të njëanshme sepse kishte hall se si t’i krijonte këtyre një koalicion. Për të mirën e opozitës (qesh).

Shkullaku: Ky është një diversion që edhe Rama dhe njerëz të tij kanë kohë që e bëjnë.

Ilir Meta: Nëse ky diversion funksionon, nuk funksionon vetëm për meritë të Ramës, por edhe për paaftësi dhe paqartësi të opozitës, e cila duhet të jetë shumë e qartë për gjëra kaq të rëndësishme për vendin dhe për integritetin e saj, që të mos lërë hapësirë për spekulime. Kjo është një çështje e tyre.

Nga ana ime e kam bërë të qartë që marrëveshje politike mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk ka për të pasur asnjëherë.

Si President jam i detyruar të bashkëpunoj për çështje të caktuara, por për të tjerat nuk ua imponoj dot sepse nuk është në tagrin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat