Mjekja: Fëmijët e infektuar me Covid janë më shumë sesa raportohen në Shqipëri

Shqipëria

Mjekja: Fëmijët e infektuar me Covid janë më shumë sesa raportohen në Shqipëri

Më: 12 mars 2021 Në ora: 10:34
Ilustrim

Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve në vend njoftoi se në Shqipëri aktualisht po qarkullon varianti britanik i SarsCov2.

Situata është delikate, u shprehën ekspertët, pasi numri si i infektimeve dhe i humbjeve të jetës vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që shqetësues mbetet fakti se ka një rritje të ndjeshme edhe të numrit të fëmijëve të prekur nga virusi SarsCoV2.

E ftuar në “Wake Up”, mjekja pediatre pranë qendrës shëndetësore Nr.2, Tiranë, Valbona Shahinaj tha se numri i fëmijëve të prekur nga Covid është shumë më i lartë sesa ai është që raportuar deri më tani.

“Ne kemi pas gjithmonë fëmijë që i kemi vizituar, që kanë rezultuar me SarsCov2, edhe pse mendohej se nuk transmetonin.

Me mutacionet e reja, sidomos në valën e nëntorit patëm goxha prekje dhe siç ishin te të rriturit ishin edhe fëmijët, pavarësisht se prindërit edhe tani që vijnë më pyesin: ‘a mund ta ketë kaluar me ne?’

I pyes nëse kanë pasur ndonjë simptomë, pasi shpeshherë fëmijët janë edhe asimptomatikë. Fakti tjetër që prindërit nuk e dinë edhe këtë pjesë, është se te fëmijët nuk bëhen analizat. Nuk i bëjnë prindërit, se ne i rekomandojmë për këdo që na vjen.

Sipas shifrave që ne kemi të dokumentuara, janë diku te rreth 3500 fëmijë, plus-minus. Përpos këtyre, unë them se ka shumë e shumë të tjerë, të cilët nuk janë evidentuar, pasi prindërit vijnë pasi e ka kaluar fëmija dhe as nuk i bëjnë serologjikun fëmijëve. Numri është shumë më i madh, transmetueshmëria është shumë më e lartë”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat