Meta: Rama është marrë peng. 25 prilli betejë për jetë a vdekje …

Shqipëria

Meta: Rama është marrë peng. 25 prilli betejë për jetë a vdekje …

Më: 15 mars 2021 Në ora: 21:39
Ilir Meta

Në ‘Çim Peka Live’, Presidenti Meta tha se 25 prilli nuk është betejë midis tij dhe Ramës, por  betejë për demokracinë. Meta e cilësoi Ramën sip eng të interesave okulte dhe se çdo kush do mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në 8 vite qeverisje.

‘Prej vitesh Ministria e Drejtësisë, nuk i jep Presidentit asnjë informacion që kërkon, për çështjen e pronave të  Komunitetit Fetar.

Ministria e Mbrojtjes, nuk i jep asnjë informacion Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,  për pronat e Ushtrisë.

Për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi. Ata që i kanë dhënë janë kandidatë për deputet të mazhorancës.

Mua nuk më intereson se kush fiton, po meqë kemi një ballafaqim, duhet të kemi parasysh që nuk është një ballafaqim midis Metës dhe Edi Ramës siç do ai ta interpretoj.

Ky është një ballafaqim midis instalimit të autokracisë dhe kleptomanisë në këtë vend në shërbim të interesave të të tjerëve, Rama është thjeshtë një peng i tyre’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat