41-vjeçari në Tiranë qëllon me grusht administratorin e pallatit

Shqipëria

41-vjeçari në Tiranë qëllon me grusht administratorin e pallatit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 09:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka goditur me grusht administratorin e pallatin ku jeton në një zonë të kryeqytetit.

Policia njofton se në pranga është vënë F. H., 41 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, administratorin e pallatit.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 41 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, administratorin e pallatit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat