Përplasja e Boçit me Lucën/ Reagon Balla: Dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i PD. Basha, si babai ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes

Shqipëria

Përplasja e Boçit me Lucën/ Reagon Balla: Dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i PD. Basha, si babai ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes

Më: 19 mars 2021 Në ora: 13:49
Përplasja e Boçit me Lucën

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar për përplasjen fizike mes kandidatit për deputet Luciano Boçit dhe biznesmenit Gjergj Luca në qytetin e Elbasanit.

Balla dënoi dhunën e ushtruar nga kandidati në listën e PD duke theksuar se priste që të reagonte Lulzim Basha me përjashtimin e Luciano Boçit nga lista për shkak të këtij akti dhune.

“Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”, shkruan Balla në Facebook.

Ndër të tjera, Balla shton se këto veprime nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Reagimi i plotë

Elbasan/ Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca.

Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca.

Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona.

Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat